FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Sadiku: Ja ndryshimi mes De Biasit dhe Pannucit

Armando Sadiku komentoi paraqitjen e kombëtares shqiptare në Turqi, ku elbasanasi shënoi 2 gola dhe ishte heroi i fitores 2-3, të Shqipërisë në Antalia.

Sulmuesi theksoi se është i lumtur për golat dhe mbi të gjitha për fitoren, ndërsa vijoi të përmendë se ka si synim të bëhet golashënuesi më i mirë i kombëtares.

“Unë jetoj për të shënuar, sepse kjo është puna ime në fushë. më vjen mirë që edhe dje shënova 2 gola dhe ndihmova skuadrën. Mund të kisha shënuar edhe të tretin, në rastin e golit të Grezdës, por kundërshtari më ndali me faull dhe aty përfitoi Erosi dhe shënoi”, tha Sadiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi elbasanas tregoi edhe diferencat mes De Biasit dhe Panuccit, duke e etiketuar këtë të fundit si një trajner që kërkon një skuadër sulmuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në kohën e De Biasit kujdeseshim shumë për fazën mbrojtëse, duke ia lënë rastësisë daljet në sulm, ndërsa me Panuccin ndodh krejt ndryshe. Ai është një trajner që kërkon një skuadër sulmuese dhe po na ndihmon shumë që të sulmojmë me vijimësi. tani Grezda dhe Roshi luajnë më afër meje dhe kemi mundësi të sulmojmë më me efikasitet”, tha bomberi elbasanas.

Armando Sadiku u shpreh se është mjaft i lumtur me zgjedhjen për të luajtur te Legia e Warshavës, të cilën e cilësoi si skuadrën më të madhe në Poloni dhe tha se shumë shpejt do të vijnë edhe golat në kampionatin polak./TCH/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?