Arsenali bën gati super ofertën për bomberin e Sportingut të Lisbonës

Arsenali po mendon që të transferojë sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres gjatë merkatos së janarit, pas dëmtimit të Gabriel Jesus, që do ta majë atë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit.

Braziliani ka probleme në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë.   Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta dëshiron një përforcim në ofensivë, pasi edhe sulmuesi tjetër Bukajo Saka nuk është i disponueshëm.

Gyokeres është monitoruar nga Arsenali për një kohë të gjatë dhe klubi nga Londra e Veriut mund të investojë për të, pavarësisht se klauzola e shitjes shkon në 100 milionë Euro.

26-vjeçari suedez ka shënuar 32 gola në 30 paraqitje në të gjitha kompeticionet deri më tani në këtë sezon, dhe në klubin anglez karakteristikat e tij konsiderohen si ideale për të përforcuar ekipin.

SHKARKO APP