Arsenali fiton Superkupën e Anglisë, fiton me penallti City-in (VIDEO)
Arsenali e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri duke fituar Supërkupën e Anglisë. Topçinjtë e Londrës fituan pas 11 metërshave trofeun në finalen ndaj Manchester City-it, që do të mbyllej në barazim 1-1.
Në 45 minutat e para munguan rastet për shënim, ndërkohë që në të dytën kishte më shumë hapësira. Në minutën e 77-të, talenti Cole Palmer do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në trekëndëshin e portës.
Arsenali do të reagonte vetëm në minutën e 101-të, i ndihmuar edhe nga fati. Trossard do të godiste me të majtën në hyrje të zonës, por një devijim i Akanji e dërgoi topin në rrjetë.
Ndeshja shkoi te 11-metërshat, atje ku të gjithë lojtarët e Arsenalit ishin të saktë, ndërkohë që te City gabuan De Bruyne de Rodri. /R.Lika-Koha Jonë/