Arsenali përmbys Leicesterin në pjesën e parë me David Luiz dhe Lacazette (VIIDEO)
Arsenali i ka bërë një përmbysje spektakolare Leicesterit në fraksionin e parë. “Dhelprat” kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me talentin Tielemans që dhuron spektakël me një aksion spektakolar dhe më pas e dërgon topin në kuadrat.
Arsenali reagon në minutën e 39-të, duke barazuar me një goditje me kokë të David Luiz. Skuadra londineze nuk ndalen me kaq, pasi në shtesën e pjesës së parë fitoi një penallti që do të kthehej në gola nga francezi Lacazette.
KOHA JONË SONDAZH

