FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

As Juvja dhe as Milani, një opsion i ri nga Seria A për Icardin

Mauro Icardi mund të rikthehet sërish në Serinë A. Pas eksperiencës me Interin, argjentinasi që aktualisht aktivizohet te Paris Saint Germain ku bën pjesë që nga viti 2019, mund t’i bashkohet Romës për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, klubi verdhekuq është vënë në kërkim të pasuesit të Edin Dzekos, i cili do të largohet nga kryeqytetasit në merkaton e verës dhe Icardi mund të jetë alternativa e duhur për ta zëvendësuar 35-vjeçarin.

Argjentinasi mund të mbërrijë në Romë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por më parë duhet zgjidhur çështja e pagës së lojtarit, që konsiderohet e lartë nga italianët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?