Asani: Partizani ende në garë për titull, do pranoja direkt ftesën e Shqipërisë
Jasir Asani në një intervistë për “Supersport” ka zbuluar edhe masat që ka marrë shteti suedez gjatë kësaj periudhe duke theksuar se në Suedi asgjë nuk është e mbyllur përfshirë dhe baret e restorantet dhe masat e mara nuk janë aq të rrepta.
“Është një situatë e vështirë për të gjithë. Vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të jem në një formë të mirë. E dija që futbolli në Suedi është i fortë, këtë ma kishin thënë të gjithë. Megjithatë e nisa mirë dhe tani po përshtatem shumë mire. Flas me të gjithë te Partizani. Më shumë flas me Alban Hoxhës, me të cilin diskutojmë për gjithçka.
Gjendja e Partizanit? Kanë ikur shumë lojtarë që shin titullarë me Gegën. Lojtarët e rinj që erdhën nuk e kishin të lehtë, pasi e kishin të vështirë të përshtateshin. Partizani ka ende mundësi për titullin. Kombëtarja? Do shikoj cila do jetë oferta e parë Maqedonia ose Shqipëria. Do ta pranoja direkt Shqipërinë, duke qenë se aty kam luajtur për 3 vite.”, u shpreh Asani.