FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asllani merr vlerësim negativ pas humbjes së Interit, fajtor në dy raste

Kristjan Asllani zhgënjen tek Interi, “ngel në klasë” ndaj Milanit

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje për t’u harruar mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit. Mesfushori kuqezi u vlerësua me notë negative nga mediat italiane, 5, për paraqitjen e bërë në finalen e humbur të Superkupës.

I aktivizuar në minutën e 35-të, në vend të të dëmtuarit Çalhanoglu, ai ishte protagonist negativ në dy prej golave të Milanit. Fillimisht Asllani humbi topin, nga i cili erdhi goditja e dënimit për golin e parë të Djallit, ndërsa në të 93-ën kompletoi paraqitjen zhgënjyese, duke mos mbuluar Leaon, që dha asistin te Abraham për golin e fitores 3 me 2 të Milanit.

Kritikat në Itali kanë qenë të shumta për Asllanin, por sipas tyre ai nuk ishte fajtori i vetëm që Interi u përmbys nga Milani mbrëmjen e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?