Atalanta fiton me dy gola ndaj Veronës dhe arrin Juven në renditje (VIDEO)
Mjaftojnë pak minuta në pjesën e parë që Atalanta të marrë 3 pikët në shtëpi nga Verona. Për të zhbllokuar ndeshjen mendoi Malinovskyi nga pika e bardhë, pas një prekje të topit me dorë nga Di Marco në zonë.
Më pas ukrainasi do të shërbente një asit për Zapatan, i cili me një veprim të bukur arriti që të mposhtë portierin Gollini. Skuadra e Gasperinit në këtë mënyrë vijon të luftojë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë gjendet në vendin e katërt me 55 pikë sa Juventusi, por bardhezinjtë me dy sfida më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

