FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta fiton me “poker” ndaj Napolit, momente frike për Osimhen në fund (VIDEO)

Atalanta mori një fitore spektakolare 4-2 ndaj Napolit, duke vijuar ecurinë fantastike. Tjetër humbje në transfertë për napolitanët, që mbeten jashtë zonës Champions, objektivi i vetëm i mbetur në këtë sezon.

Pjesa e parë, u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të 6 golat do të realizoheshin në fraksionin e dytë. Zapata i dha avantazhin bergamaskëve në minutën e 52-të.

Zielinski barazoi në minutën e 58-të, por shumë shpejt, në harkun kohor të shtatë minutave bergamaskët realizuan dy gola me autorë Gosens dhe Muriel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një autogol i Gosens në minutën 76-të rihapi lojën, por Romero, i shërbyer nga Berat Gjimshiti, mbylli llogaritë e sfidës me golin e 4-2. Në fund momente ankthi për Osimhen, i cili pësoi një dëmtim të rëndë, duke u transportuar në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?