Atletico bën “pazar” te Juventusi/ Jo vetëm Nico Gonzales, kërkon edhe David

Situata e Jonathan David te Juventusi mund të marrë një kthesë të papritur në orët e fundit të merkatos. Sulmuesi kanadez, i cili deri tani ka refuzuar ofertat e mbërritura në Torino, tashmë ka përpara një mundësi konkrete për t’u larguar nga bardhezinjtë.

Në orët e fundit, Atletico Madrid ka kontaktuar Juventusin për të mësuar kushtet e mundshme të një transferimi. Për momentin nuk ka ende një negociatë zyrtare mes dy klubeve, por drejtuesit e klubit madrilen kanë kërkuar informacion mbi kërkesat e Juventusit dhe kushtet që do të mundësonin marrëveshjen.

Një tjetër element i rëndësishëm është që vetë David ka dhënë dritën jeshile për një transferim në Spanjë. Kështu, mund të krijohet një kanal i rëndësishëm merkatoje mes Torinos dhe Madridit. Një largim i Davidit do t’i hapte Juventusit edhe derën për një lëvizje tjetër të rëndësishme. Klubi bardhezi është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi me karakteristika të ndryshme nga Kolo Muani dhe në krye të listës vazhdon të jetë Alexander Sorloth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi norvegjez, pas një Botërori jo shumë pozitiv, po kërkon një eksperiencë të re dhe Juventusi e konsideron prej kohësh një profil të përshtatshëm për repartin ofensiv. Megjithatë, drejtuesit Giuntoli, Ottolini dhe Massara nuk mund të bëjnë aktualisht lëvizjen vendimtare, për shkak të hapësirës së kufizuar që ekziston në organikën e Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht për këtë arsye, një transferim i Davidit te Atletico Madrid do të ishte një ndihmë e madhe për klubin torinez. Në këtë skenar, Sorloth mund të bëjë rrugën e kundërt drejt Torinos, me norvegjezin që konsiderohet prej kohësh një nga preferencat e Luciano Spallettit.

Por lëvizjet mes Juventusit dhe Atletico Madridit mund të mos kufizohen vetëm te David dhe Sorloth. Nico Gonzalez vazhdon të jetë në radarët e klubit madrilen. Argjentinasi luajti sezonin e kaluar me fanellën e Atletico Madridit, por klubi spanjoll nuk ushtroi të drejtën për blerjen përfundimtare. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Atletico-s kanë vazhduar kontaktet me Juventusin për të gjetur një zgjidhje që do ta rikthente Gonzalez në Madrid.

Në bisedimet mes dy klubeve është diskutuar kryesisht formula e huazimit me të drejtë blerjeje, por kjo zgjidhje nuk duket se bind plotësisht asnjërën palë. Për momentin, negociatat mbeten të hapura dhe të dy klubet po shqyrtojnë mundësinë e huazimeve të kryqëzuara, për të sistemuar organikat përpara mbylljes së merkatos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?