Atletico fiton me “poker” dhe merr kreun e La Ligas, Joao Felix shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Atletico Madrid vijon formën fantastike në La Liga. Skuadra e Simeones fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Cadiz. Ishte një sukses i lehtë për Los Colchoneros ë zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 8-të me super talentin Joao Felix, i cili shënoi me kokë.
Në të 22-tën, Marcos Llorente do të dyfishonte shifrat duke përfituar nga përgjumja e portierit. Në fillimin e pjesës së dytë, Luis Suarez shënoi golin e tretë me një goditje precize me të majtën.
Në fundin e ndeshjes, Joao Felix tregon talentin e tij duke shfrytëzuar një asist nga Correa. Kujtojmë që portugezi është në krye të golashënuesve me 5 gola, ndërkohë që Atletico gjendet tashmë në krye të renditjes me 17 pikë, po aq sa Reali. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

