Atletico Madrid bën gati ofertën për blerë kartonin e David
Jonathan David ka bindur drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët po përgatiten të negociojnë me Juventusin për transferimin përfundimtar të sulmuesit kanadez.
Sipas raportimit të medias spanjolle Relevo, klubi madrilen synon ta blejë kartonin e Davidit, duke kërkuar një marrëveshje me Juventusin për mënyrën e pagesës ose për një shumë më të ulët se ajo e përcaktuar gjatë verës.
Kujtojmë se në momentin e transferimit te Juventusi, palët kishin rënë dakord për një shifër prej 25 milionë eurosh. Megjithatë, Atletico Madrid shpreson të arrijë një marrëveshje më të favorshme financiarisht me klubin bardhezi.
Ndërkohë, sipas Relevo, një pjesë e buxhetit që Atletico Madrid ka planifikuar për merkaton e ardhshme të verës do të rezervohet pikërisht për Jonathan Davidin. Kjo tregon se sulmuesi kanadez është kthyer në një objektiv konkret për klubin spanjoll, i cili tashmë po përgatit terrenin për të nisur bisedimet me Juventusin.

