Atletico Madrid shtang Barcelonën në Camp Nou, më pranë gjysmëfinales (VIDEO)

Atletico Madrid mori një fitore të rëndësishme përballë Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të UEFA Champions League, e zhvilluar në Camp Nou.

Sfida mori një kthesë vendimtare në minutën e 42-të, kur mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin katalanas me dhjetë lojtarë dhe duke vështirësuar ndjeshëm situatën ndaj skuadrës madrilene.

Atletico përfitoi menjëherë nga epërsia numerike dhe kaloi në avantazh në minutën e 45-të. Sulmuesi argjentinas Julián Álvarez realizoi golin e parë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin para përfundimit të pjesës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, miqtë vijuan dominimin dhe në minutën e 70-të dyfishuan shifrat. Alexander Sørloth shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Rogeri, duke vulosur epërsinë e Atletico Madrid në këtë përballje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi i kthimit do të zhvillohet më 14 prill në Metropolitano Stadium, ku do të vendoset skuadra që do të sigurojë kualifikimin për në gjysmëfinale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?