Ballkani fiton për herë të tretë radhazi titullin kampion në Kosovë, Daja në histori

Ballkani është kampioni i Kosovës në futboll për vitin e tretë radhazi. Kur duhet edhe një javë nga fundi i sezonit të rregullt në kampionat, ekipi i Ilir Dajës ka mbyllur llogaritë e titullit kampion me fitoren 0-1 në Podujevë kundër rivalëve të Llapit.

Sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Bernard Karrica në minutën e 73 i dha suksesin therandasve për trofeun e tretë në histori. 2021-22, 2022-23 dhe 2023-24, këto janë vitet kur Ballkani ka fituar trofeun, në të trija herët me Ilir Dajën në stol.

Trajneri 57-vjeçar nga Tirana shkruan historinë pasi e çon në gjashtë numrin e titujve të fituar në karrierën si trajner. Tre herë ka fituar Daja në Superligën e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?