Barazim spektakolar me 6 gola në super duelin Manchester City-Tottenham

Barazim spektakolar në Etihad Stadium, ku Manchester City dhe Tottenham ndanë nga një pikë me rezultatin 3-3. Hueng Min Son u bë protagonist në minuat e para, pasi fillimisht shënoi në portën e Manchester Cityt dhe më pas në të tijën, dukë ndryshuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “qytetarëve” që shënuan golin e dytë me Foden në minutën e 31-të. Londinezët barazuan në të 69-ën me anë të argjentinasit Lo Celso, por në të 81-tën ishte Grealish që u dha sërish avantazhin vendasve.

Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për vendasit, ishte Kulusevski që në sekondat e fundit të kohës së rregullt barazoi me një goditje me kokë. City mbete në vendin e tretë me 30 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, teksa Tottenhami mban vendin e pestë me 27 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?