Barcelona bën gati sulmin e radhës për bomberin e Interit

Barcelona nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Lautaro Martinez. Skuadra katalanase së fundmi po tenton sërish afrimin e argjentinasit, i cili shihet si një zgjedhje perfekte për sulmin.

Barcelona e di mjaft mirë situatën financiare të Interit dhe duan të përfitojnë nga kjo dobësi e italianëve për të blerë argjentinasin për një çmim më të ulët se 111 milionë euro, aq sa parashikohet kontratë.

Nga ana tjetër pak javë më parë mediet italiane raportuan se Lautaro është gati të rinovojë me Interin deri në verën e vitit 2024, duke lënë të paprekur klauzolën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?