Barcelona do të ankohet në UEFA për gjyqtarin rumun Kovacs

Barcelona është zemëruar së tepërmi pas humbjes në “Camp Nou” ndaj Atletico Madrid, ku drejtuesit katalanas kontestuan ashpër disa vendime arbitrare.

Sipas raportimeve të AS, pakënaqësia e klubit nuk lidhet aq me kartonin e kuq të Pau Cubarsí, sa me mungesën e ndërhyrjes së VAR-it në një episod kyç: prekja e topit me dorë nga Arnau Pubill pas një rivënieje të gabuar nga portieri Juan Musso.

Barcelona priste jo vetëm një penallti në favor, por edhe kartonin e dytë të verdhë për mbrojtësin e Atletico-s, që do të sillte barazimin e forcave në fushë. Për këtë arsye, klubi po shqyrton mundësinë e një ankese formale ndaj UEFA për gjykimin e arbitrit rumun Istvan Kovacs, i ndihmuar në VAR nga gjermani Bastian Dankert.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pakënaqësia e katalanasve, sipas medias spanjolle, nuk është e re. Që prej rikthimit të Joan Laporta në krye të klubit dhe përplasjes së tij me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin, sidomos në lidhje me projektin e Superligës, Barcelona beson se vendimet e diskutueshme arbitrare janë shtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dosjen e klubit përfshihet edhe një episod i mëparshëm me të njëjtin arbitër, si kartoni i kuq i dhënë për Ronald Araujo në çerekfinalet e vitit 2024 ndaj Paris Saint-Germain. Gjithashtu, kujtohen edhe përplasjet me Inter në sezonet e fundit. Në vitin 2022/23, një prekje me dorë e Denzel Dumfries në zonë nuk u ndëshkua, ndërsa një gol i Pedri u anulua për një tjetër prekje me dorë nga Ansu Fati, në një ndeshje të drejtuar nga arbitri Slavko Vinčić.

Nga protestat e ish-trajnerit Xavi, te reagimet e fundit të Hansi Flick, i cili sezonin e kaluar u përjashtua në një ndeshje në Milano nga Szymon Marciniak, tensionet mes Barcelonës dhe arbitrave në arenën europiane duket se vijojnë të mbeten të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?