Barcelona do të tentojë transferimin e sulmuesit suedez nga Newcastle

Barcelona ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës, pasi synon t’i ofrojë trajnerit Flick një tjetër sulmues qendror që garanton gola. Bëhet fjalë për Alexander Isak, sulmuesi i skuadrës së Newcastle.
Suedezi është shumë i pëlqyer nga drejtuesit katalanas dhe padyshim që do të jetë një nga objektivat e sezonit të transferimeve të verës. Me kontratë deri në vitin 2028, sulmuesi po kalon një sezon të mrekullueshëm me bardhezinjtë, duke shënuar 23 gola në 33 ndeshje në Premier League, Kupën e Ligës dhe FA Cup.
Negociatat nuk kanë nisur, por ekziston një dëshirë nga skuadra spanjolle për të tentuar në verë. Sipas El Nacional, Isak është i hapur për një transferim të mundshëm në La Liga për sezonin e ardhshëm, konkretisht te Barcelona. /R.Lika-Koha Jonë/