Barcelona është e frikshme, fiton 6-0 ndaj Inter Miami (VIDEO)

Barcelona ka dhuruar spektakël në miqësoren e parë ndaj Inter Miami duke fituar në shifrat 6-0. Aubameyang shënoi pas 19 minutash lojë, ndërsa 6 minuta më pas ishte Raphinha, i cili festoi golin e parë me Barcelonën.

4 minuta nga fundi i fraksionit ishte Ansu Fati i cili shënoi golin e tretë, ndërkohë që dhe në fraksionin e dytë do të ishte e njëjta tablo.

Në minutën e 55, Gavi gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që pak më vonë Depay realizoi një super gol me një veprim të bukur në zonë. Dembele ndërkohë nuk e kishte thënë fjalën e fundit pasi do të realizonte një perlë nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të besuarit e Xavi-t do të luajnë testin e radhës më 24 korrik ndaj Real Madrid, në një “El Clasico” që pritet të jetë spektakolare.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?