FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona fiton ndaj Sevillas dhe ngjitet në vendin e dytë, shkëlqen Messi (VIDEO)

Barcelona vijon ecurinë e rezultateve pozitive në La Liga. Skuadra e Koeman mori një fitore të pastër 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Sevillas. Protagonist si gjithmonë është Lionel Messi, me një gol dhe asist, duke u shpallur lojtari i sfidës.

Në minutën e 29-të, argjentinasi shërbeu një asist për Dembele, i cili i vetëm përballë portierit arriti që ta dërgonte topin në kuadrat. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Messi me një veprim të bukur në zonë dhe i ndihmuar edhe nga fati konkretizoi aksionin me gol.

Ky ishte i 19-ti në kampionat për argjentinasin, që është golashënuesi më i mirë. Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 53 pikë, 2 më pak se Atletico Madrid, por ekipi i Simeones ka dhe dy sfida më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?