Barcelona fitore spektakolare në “El Clasico” ndaj Realit, shumë pranë titullit
Java e 35-të e La Ligës ka prodhuar një ndeshje spektakolare dhe një përmbysje të madhe në garën për titull. Barcelona ka triumfuar 4-3 ndaj Real Madridit në “El Clasico”-n e zhvilluar, duke hedhur një hap vendimtar drejt titullit kampion në Spanjë. Pas kësaj fitoreje, katalanasit ngjiten në +7 pikë avantazh, kur kanë mbetur vetëm tre ndeshje për t’u luajtur.
Real Madridi e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 14-të me Kylian Mbappé, i cili realizoi një tripletë të jashtëzakonshme. Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe reagoi në mënyrë spektakolare.
Eric Garcia (19’) dhe Lamine Yamal (32’) barazuan shifrat, përpara se Raphinha të shënonte dy herë (34’ dhe 45’) dhe t’i jepte fitoren skuadrës së trajnerit Flick.
Me këtë sukses, Barça është shumë pranë sigurimit të titullit në La Liga, ndërsa për Realin, humbja në “El Clasico” i jep fund shpresave për trofeun në kampionat.
Në fundin e tabelës, Leganés mori një fitore jetike për mbijetesën, duke mposhtur 3-2 Espanyolin, në një duel direkt për qëndrimin në elitë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

