Barcelona heq dorë nga Suarez, uruguaiani drejt kalimit te Atletico Madrid

Telenovela Luis Suarez po shkon drejt fundit. Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, detyrohet të bëjë prapakthehu, largimi zyrtar i uruguaianit është çështje orësh.

Pas një takimi mes avokatit të lojtarit dhe drejtuesve katalanas është arritur një akord paraprak. Suarez është gjithnjë e më pranë Atleticos së Madridit.

33-vjeçari është gati t’i japë fund përvojës së tij të jashtëzakonshme te Barcelona, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka. Atletico nuk do të paguajë asnjë qindarkë në arkat e “blaugranave” si dëmshpërblim, por nëse gjatë dy sezoneve të ardhshme do të kualifikohet në çerekfinale të Championsit me Suarezin në organikë, Barcelona do të përfitojë një bonus prej 2 milionë eurosh.

SHKARKO APP