Barcelona i përgjigjet Vidal: Paratë janë një manovër për t’u larguar
Te Barcelona ka tashmë një çështje të hapur që mban emrin Arturo Vidal. Siç është raportuar nga “El Mundo Deportivo”, në fakt, klubi katalanas iu përgjigj ankesës së paraqitur më 5 dhjetor nga përfaqësuesit e Arturo Vidal, i cili pretendon se nuk ka marrë disa bonuse.
“Edhe borxhi duhet kërkuar si duhet, nëse ekziston një i tillë. Duket se rregullat nuk po respektohen nga Vidal. Si ka mundësi që ka pritur gjashtë muaj me edukatë, pa na kujtuar se mund të ketë pasur një gabim në respektimin e detajeve të kontratës dhe më pas kërkon që t’i paguajmë një shumë të caktuar brenda 24 orëve, vetëm kur media publikon lajmet për interesimin e një ekipi tjetër?
Aktet e Vidal tregojnë se ka marrë një pagesë për bonuset në përputhje me marrëveshjen, por vetëm tani, për arsye të panjohura për ne dhe që ndoshta mund të shpjegohen nga situata e mësipërme, e tregon këtë interes. Në këto gjashtë muaj të gjatë, Vidal nuk e ka konsideruar të nevojshme të komunikojë me ne për këtë”.