Barcelona në kaos, duhet të paguajë 13 milionë euro për t’u divorcuar nga Suarez

Barcelona do të duhet të paguajë 13 milionë euro për të mbyllur kontratën me Luis Surez. Është koha e ndryshimeve në “Camp Nou”, me trajnerin Ronald Koeman, i cili do të nis një projekt të ri, duke riformatuar skuadrë.

Ai beson se disa futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e tij, teksa mes tyre është edhe Luis Suarez. Sipas “goal.com” ndarja nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi katalanasit duhet të derdhin në llogarinë e lojtarit pjesën e mbetur të pagës.

Suarez ka një kontratë deri në vitin 2021, teksa përfiton 450 mijë euro në javë. Shifra që do të rëndojnë më tej situatën e klubit katalanas, që po përballet me probleme të shumta nga largimi ifutbollistëve. Vetë uruguaiani është gati që të qëndrojë për të luftuar për një vend titullari, por presidenti Bartomeu dhe trajnerin Koeman, kanë vendosur që ai të largohet. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP