FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona skuadra më e mirë e dekadës, ja Top 10

Barcelona është skuadra më e mirë e dekadës së fundit, duke lënë pas Real Madridin dhe Bayernin. Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë në dekadën së fundit, sipas IFFHS, Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave.

Kjo është hera e dytë që Barcelona vlerësohet si klubi më i mirë i dekadës, pasi është renditur në vend të patë edhe për periudhën 2001-2010. Në thelb, kjo renditje ndërkombëtare e kurorëzon ekipin e Messit më të mirin e 20 viteve të fundit.

Barça, thekson IFFHS, ka qenë klubi më i fortë në tre nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit ishte në vitin 2015; Reali ka pasur sukses dy herë (i fundit, në vitin 2017), sikurse Bayerni i Mynihut, që ishte në çatinë e Botës në sezonin e fundit 2019-2020, pa harruar 2012-2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tri janë klubet spanjolle në 10-shen më të mirë, katër janë angleze, një franceze (PSG) dhe një italiane (Juventusi).

Swiss Digital Mobile Reklama

10 klubet më të mira të dekadës (2011-2020):

1) Barcelona

2) Real Madrid

3) Bayern Mynih

4) Paris Saint Germain

5) Atletico Madrid

6) Juventus

7) Chelsea

7) Manchester City

9) Manchester United

10) Arsenal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?