Bartomeu ndalon transferimin e Suarez te Atletico Madrid
Josep María Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka ndaluar për momentin transferimin e Luis Suarez te Atletico Madrid. Numri një i katalanasve, heziton ta lejojë sulmuesin uruguaian të bashkohet me një rival direkt si Atletico kosto zero, aq më tepër duke i paguar një pjesë të pagës. Kjo është arsyeja pse nënshkrimi mund të ndalet.
Presidenti i Barcelonës nuk do të të përsëritet precedenti “David Villa”, i cili përfundoi në “Vicente Calderón” në verën e vitit 2013 në këmbim të vetëm 2.1 milionë eurove, kur klubi katalan nuk kishte më besim tek ai.
Asturiani në atë sezon fitoi La Ligan dhe shënoi një gol në debutimin e tij me Atleticon pikërisht kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Gjithashtu në atë sezon Atletico nxori jashtë Championsit edhe Barcelonën me kontribut të Villas. Transferimi i Suarez te Atletico mund të ndodhë vetëm nëse katalanasit do të kompletojnë arritjen e Depay-it.