Basketboll/ Kombëtarja shqiptare i nis me humbje eliminatoret e Botërorit

Ka nisur me humbje aventura e përfaqësueses shqiptare të basketbollit në paraeliminatoret e Botërorit të vitit 2023. Kombëtarja shqiptare edhe pse përballë kishte një kundërshtar të favorshëm në ndeshjen e parë, siç është Qipro, zhgënjeu duke u mundur me rezultatin e thellë 88-66.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke u shkëputur në periodën e parë megjithatë momenti i mirë zgjati vetëm pak pasi vendasit, përmbysën shifrat dhe kryesuan bindshëm deri në fund të takimit.

Shqipëria i drejtohet tani ndeshjes së dytë të paraelimininatoreve, që është ajo kundër Bjellorusisë këtë të shtunë në orën 18.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?