Bastoni gjithnjë e më pranë kalimit tek Barça, mungon vetëm një “po” nga Flick

Zërat për një transferim të mundshëm të Alessandro Bastoni te Barcelona po shtohen, por situata mbetet ende e paqartë. Në Itali flitet për një marrëveshje paraprake mes palëve, ndërsa në Spanjë raportimet janë më të rezervuara.

Sipas “Mundo Deportivo”, gjithçka varet nga vendimi i trajnerit Hansi Flick. Megjithatë, bisedimet mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të mbrojtësit të Inter po ecin përpara, aq sa përflitet për një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2031.

Mbrojtësi italian thuhet se është i gatshëm të transferohet në “Camp Nou” dhe madje të ulë kërkesat financiare për t’u përshtatur me rregullat e fair play-t financiar. Ai është i hapur edhe për të ndihmuar në negociatat mes dy klubeve, ndërsa synon të marrë “dritën jeshile” nga drejtuesit zikaltër për të finalizuar largimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona duket të jetë destinacioni i vetëm për Bastonin, i cili është i gatshëm të largohet nga skuadra e tij vetëm për këtë mundësi. Megjithatë, një pengesë e madhe mbetet çmimi i kartonit, me Interin që e vlerëson lojtarin rreth 70-80 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër, drejtuesit katalanas janë të fokusuar aktualisht te gara për titullin në La Liga, ndërsa vetëm pas përfundimit të sezonit pritet të intensifikohen kontaktet. Drejtori sportiv Deco do të ketë rolin kyç në negociata për të dhënë miratimin përfundimtar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?