FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Batistuta rrëfim emocionues: I thashë të ma priste këmbën, por doktori…

Legjenda e Argjentinës, Gabriel Batistuta ka rrëfyer për herë të parë problemet që ka pasur pas dëmtimit të rëndë në kavilje.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ish-sulmuesi i Interit, Romës dhe Fiorentinës ka rrëfyer se i ka kërkuar doktorit që t’i priste këmbën, shkruan “Football-Italia”.

“Marrëdhënia ime me futbollin ishte profesionale dhe reciproke. I dhashë gjithçka këtij sporti. Kam pasur probleme serioze me këmbët e mia. Për një kohë, ishte e vështirë të shkoja deri në tualet. Kam marrë mjaft qetësues. Ishte sikur të ishe në burg. Kisha probleme në kavilje, kur shkova në klinikë i thash mjekut që më mirë të më priste këmbët pasi ishte e padurueshme ajo situatë. Doktori më tha se shumë shpejt do të bëhem shumë mirë por nuk mund të duroja dhimbjet…”, rrëfeu ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?