FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayern Munchen shuan dyshimet për Lewandowskin: Nuk është në shitje

Klubi gjerman i Bayern Munchen përmes një njoftimi zyrtar ua ka bërë të qartë të gjitha skuadrave që interesohen për Robert Lewandowskin se ai nuk është në shitje.

Për më shumë, Bayern kërcënon se do të marrë masa me ato skuadra që do të provojnë të flasin me lojtarin ose agjentin e tij.

“Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2021 me Bayern, të cilën e ka rinovuar së fundmi. Nuk kemi bisedime me ekipe të tjera dhe nuk do të ketë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse një ekip bisedon me lojtarë nën kontratë pa lejen e klubit, atëherë gjobitet nga FIFA. Edhe agjenti i tij na ka siguruar se nuk ka biseduar me asnjë klub”, thuhet në komunikatën e Bayernit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo deklaratë e Bayernit ka ardhur pas lajmeve të fundit, ku thuhet se dy skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester United po interesohen për Lewandowskin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?