Bayern Munich kontakton De Ligt, zbulohet oferta

Matthijs de Ligt është i bindur, Bayern Munich është skuadra e duhur për vazhdimin e karrierës së tij. Lajmet që vijnë nga Gjermania janë konkrete dhe klubi bavarez ka nisur kontaktet e para me Juventusin dhe agjentët e lojtarit holandez.

De Ligt ka folur me trajnerin Nagelsmann dhe me drejtorin sportiv Salihamidzic të cilët e kanë bindur të zgjedhë Bayernin para skuadrave të Premier League. Problemi mbetet te shuma që kërkon Juventus dhe që Bayern për momentin nuk është i gatshëm ta paguajë.

Klauzola e lirimit të de Ligt është më shumë se 100 milionë euro, por klubi bavarez ka vendosur në pjatë 60 milionë. Chelsea ofron pak më shumë se Bayern, por lojtari preferon kalimin në Gjermani, një detaj që është i rëndësishëm.

SHKARKO APP