Bayerni “blindon” portën, rinovon me të dy portierët deri në vitin 2025

Manuel Neuer dhe Sven Ulreich do të vijojnë të jenë pjesë e Bayern Munich edhe për të paktën një tjetër sezon. Klubi bavarez njoftoi se dyshja e gardianëve ka rinovuar kontratën deri në vitin qershorin e vitit 2025.

Neuer tashmë është rikthyer nga dëmtimi dhe ka rimarrë vendin e tij mes shtyllave ndërsa Ulreich që luajti pjesën e parë të sezonit si titullar, është rikthyer në rolin e zëvendësit të Neuer dhe ka pranuar rolin dytësor në skuadër.

Neuer është pjesë e Bayern Munich prej vitit 2011 ndërsa nga ana tjetër, Ulreich është bërë pjesë e bavarezëve në vitin 2015, por me një shkëputje kur në sezonin 2020-2021, u aktivizua me Hamburger.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?