FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni blindon talentin Musiala deri në vitin 2026

Bayerni blindon një nga talentet që ka spikatur më shumë në këtë sezon. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Jamal Musiala i cili ka firmosur kontratën e parë si profesionist me kampionët e Gjermanisë, teksa ka nënshkruar deri në verën e vitit 2026.

Musiala, i cili ka zgjedhur edhe të luajë me kombëtaren e Gjermanisë, ka folur për faqen zyrtare të klubit pas hedhjes së firmës në kontratë.

“Jam i kënaqur që kam firmosur kontratën e parë si profesionist me Bayern Munich. Ndihem mirë në klub dhe në ekip. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe mund të mësoj në çdo stërvitje. Klub ka besuar tek unë dhe ma kanë dhënë mundësinë shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet vetëm t’ua paguaj atë besim me arritje. Dua të bëhem më i mirë dhe të fitoj shumë tituj me Bayern. Qëllimi im është të bëhem një lojtar i rëndësishëm i kësaj skuadre”, është shprehur Musiala, i cili do të përfitojë 5 milion euro bruto në sezon. Në këtë edicion të Bundesliga-s, Musiala është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar duke shënuar dhe 3 gola për Bayern Munich.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?