Bayerni del nga gara për Haaland: Kemi qendërsulmuesin më të mirë në botë!
Të gjitha skuadra e mëdha ëndërrojnë Erling Haaland, me përjashtim të Bayern Munich. Klubi bavarez nëpërmjet shefit Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenige largon zërat e merkatos që flisnin për një interesim të Bayernit për sulmuesin që luan me Borusian e Dortmundit.
“Nga vijnë këto zëra? Nuk e di. Mund të them vetëm një gjë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qendërsulmuesit. Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”, shtoi Rummenige duke folur për bomberin polak, i cili është dëmtuar së fundmi.
KOHA JONË SONDAZH

