Bayerni fiton dhe mbetet në krye të Bundesliga-s, bën detyrën dhe Leverkusen

Bayerni ka harruar shpejt eliminimin nga Kupa duke marrë një fitore të rëndësishme 4-2 në shtëpi kundër Heidenheim. Ekipi i Kompany zhbllokoi sfidën që në minutën e 18-të me Upamecano, por Honsak riktheu miqtë në baraspeshë në fillimin e pjesës së dytë.

Më pas sfida foli e gjitha për Bayernn që shënoi tre gola me një dopietë të Musiala dhe një gol nga Goretzka. Skuadra bavareze mbetet e vetme në krye me 33 pikë pas 13 javësh.

Nuk gabon as Leverkusen, që mori një sukses 2-1 ndaj St.Pauli. Wirtz dhe Tah vendosën për suksesin e radhës së “aspirinave”, që për momentin mbajnë vendin e tretë me 26 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?