FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni fiton me “manita” ndaj Koln, Dortmundi shkatërron Bielefeldin (VIDEO)

Bayern Munich që u rikthye te suksesi në javën e 23-të duke mundur me lehtësi 5-1 Koln në Allianz Arena, në një ndeshje të dominuar që nga fillimi nga bavarezët. Choupo-Moting kaloi në epërsi skuadrën e Hansi Flick që në minutën e 18-të. Në të 33-ën erdhi edhe rrjeta e të përhershmit Robert Lewandowski i cili i çoi shifrat në 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që reagimi i Koln erdhi  në minutën e 49-të. Gjithsesi Lewandowski riktheu sërish qetësinë me golin e dytë personal dhe të 28-in në këtë sezon të Bundesligas, duke e çuar në 3-1 rezultatin në favor të Bayernit.

Për ta bërë më të bukur këtë fitore të bavarezëve mendoi Serge Gnabry që në 10 minutat e fundit të ndeshjes realizoi dy herë për fitoren finale të Bayernit me rezultatin 5-1. Me këtë sukses kampionët e Gjermanisë u ngjitën në kuotën e 52-të pikëve, teksa kryesojnë të vetëm Bundesligan pas 23 javësh. Në ndeshjet e tjera të javës së 23-të të Bundesligas Dortmundi mposhti 3-0 Arminia Bielefeld me gola të Dahoud, Sancho dhe Reinier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?