Bayerni fiton me vuajtje klasiken spektakolare kundër Dortmundit (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka ndërmend që të ndalet në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë mbrëmjen e sotme fituan “Der Klasiken” kundër Dortmundit me vështirësi 3-2.

Ishte një sfidë spektakolare që do të dhuronte shumë emocione. Reus e zhbllokoi në minutën e 45-të, por Bayerni nuk shkoi në disavantazh në dhomat e zhveshjes, pasi David Alaba do të shënonte në shtesë.

Në fraksionin e dytë Lewandowski shënoi golin e avantazhit, ndërkohë që 10 minuta nga fundi Sane shënoi dhe golin e tretë. Në minutën e 83-të Haaland shënoi golin që ndezi shpresat për verdhezinjtë, por që nuk do të kishte më gola të tjerë. Lewandowskit ju anulua një për pozicion jashtë loje. Pas 7 javëve të para, Bayerni mban kryesimin me 18 pikë, e ndjekur nga Leipzig me 16 dhe Dortmund me 15. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?