Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut, vendos dopieta e Goretzka-s

Bayerni vijon rrugëtimin pozitiv në kampionat, teksa sot mori suksesin e radhës 3-2 ndaj Wolfsburgut. Te skuadra e Kompany mbi të gjitha spikati mesfushori Leon Goretzka, autori i një dopiete.

Ai zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, ndërkohë që më pas miqtë barazuan me Amoura. Michael Olise shënoi për Bayernin golin e dytë në minutën e 39-të, ndërkohë që Goretzka vulosi fitoren në pjesën e dytë në minutën e 62-të.

Amoura realizoi sërish për Wolfburgun dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, por nuk kishte më kohë për të tentuar marrjen e një pike në Mynih. Bayerni ruan kreun e renditjes me 45 pikë, 7 më shumë se Leverkuseni. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?