Bayerni mund me “poker” Stuttgart, Lewandowski shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Bayern nuk di të ndalet në Bundesligë, teksa sot ka marrë një fitore të thjeshtë 4-0 në ndeshjen e radhës përballë rivalëve të Stuttgart.

Ndonëse luajti me dhjetë lojtarë që nga minuta e 12-të e takimit për shkak të një kartoni të kuq të Davis, bavarezët shënuan 4 herë, 3 prej të cilave nga polaku Lewandowski, i cili edhe këtë sezon po tregon se është në një formë fantastike. Ai ka shënuar35 gola në vetëm 26 javë.

Nga ana tjetër Halaand u kundërpërgjigj me një dygolësh, por Dortmundi i tij nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën përballë Koln.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?