FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni projekton sulmin e frikshëm, bën ofertë zyrtare për sulmuesin më produktiv në Europë

Victor Gyokeres po kalon një sezon fantastik me 30 gola në 28 ndeshje. Gyokeres realizoi 60 gola, vetëm tre lojtarë në botë e kanë arritur këtë, Robert Leëandoëski, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Që kur Ruben Amorim u transferua te Man.United është përfolur se suedezi do ta ndiqte në Premier League, por për të prishur planet e “djajve të kuq” ka menduar Bayern Munich.

Sipas mediave angleze, Bayern ka paraqitur ofertën e parë zyrtare në drejtimin të klubit portugez, bëhet fjalë për një shifër shumë të lartë, 80 milionë paund: “Bayern ka bërë një ofertë për Gyokeres”, shkruan Strar Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Oferta është 80 milionë paund”, shkruan Daily Express. Pavarësisht interesimit të lartë këtë periudhë, në Portugali kanë një tjetër version, me mediat që shkruajnë se “bomberi” suedez nuk do të largohet gjatë merkatos së janarit, por në fund të këtij sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama
Bayerni projekton sulmin e frikshëm, bën ofertë zyrtare për Gyokeres

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?