FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belgjika shumë e fortë për Rusinë, Lukaku e nis me dopietë “Euro 2020” (VIDEO)

Belgjika e nis me këmbën e mbarë “Euro 2020”, duke marrë një fitore 3-0 në duelin ndaj Rusisë. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Martinez që gjeti golin që në minutën e 10-të.

Lukaku përfitoi nga një dhuratë e mbrojtësit Semenova. Sulmuesi i Interit me qetësinë që e karakterizon e dërgoi topin në cepin e portës. Belgjika nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 34-t, mbrojtësi Thomas Meunier i sapofutur në fushë arriti që të realizonte.

Fraksioni i dytë dhuroi pak emocione, me të Belgjikën, që administroi rezultatin, ndërkohë që Rusia nuk arriti të konkretizonte aksionet e saj sulmuese. Në fundin e kohës së rregullt, Lukaku kishte kohë për të gjetur golin e dytë personal, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon. Belgjika momentalisht merr kreun e Grupit B me 3 pikë, po aq sa Finlanda, por me golaverazh më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?