Benzema mendon rikthimin e bujshëm te Real Madridi, por tashmë në një rol tjetër

Real Madrid mund të rikthejë Karim Benzema, sulmuesin e Al-Ittihad. Marca thotë se ish-ylli i Realit po shqyrton të ardhmen e tij dhe mund të varë këpucët në fund të sezonit të Ligës Pro Saudite.

Kontrata e Benzema zgjat deri në vitin 2026, por ai është i përgatitur të heqë dorë nga 100 milionë euro në vitin e fundit të marrëveshjes së tij.

Dhe nëse ai vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur, Benzema mund të kthehet te Real Madrid në cilësinë e ambasadorit të klubit. Sipas Relevo, sulmuesi francez ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin Florentino Perez dhe po zhvillohen bisedime që ai të bëhet ambasador i klubit për botën arabe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?