Berisha: Nuk na lejohen gabimet ndaj Andorrës, ta nisim me këmbën e mbarë!
Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha ka folur në konferencën për shtyp në prag të duelit të parë ndaj Andorra-s. Portieri është shprehur se nuk duhet të përsërisin gabimet e së shkuarës.
“Ne kemi bërë kualifikuese të mira në Ligën e Kombeve. Në ndeshjet e fundit kemi treguar një futboll të mirë, ku kemi marrë dhe rezultate të mira. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme.
Gabimet e së shkuarës? Trajneri na ka folur shumë për këtë gjë. Nuk kemi qenë shumë të përqendruar. Kjo me siguri që nuk na lejohet nesër. Duhet qetësi për të përballuar sfidat e ardhshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi jemi përballur edhe në të kaluarën me ta.
Në shtëpi në të kaluarën kemi bërë gabime që nuk duhet t’i bënim. Sfida e nesërme do të jetë një ndeshje tjetër, pasi për ne është shumë e rëndësishme që ta nisim me këmbën e mbarë.
Sfida me Anglinë? Me siguri që përgjegjësia do të jetë më e madhe dhe karikimi gjithashtu”, deklaroi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

