“Besa besë. Jam djalë nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku reagon pas thirrjes së Sylvinho

Mirlind Daku ishte pjesë e listës së 27 lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të Euro 2024.

Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Video është bërë virale në rrjetet sociale.

Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: Besa Besë. Vlen të theksohet fakti se Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?