Besiktas i vendos afat Trabzonsporit për blerjen e kartonit të Muçit

E ardhmja e Ernest Muçi mbetet një nga temat më të nxehta në Turqi, pavarësisht se forma e tij e mirë këtë sezon është ndërprerë në momentin më të mirë.

Sulmuesi kuqezi u transferua këtë sezon te Trabzonspor në formë huazimi, por me të drejtë blerje për 8,5 milionë euro, por me sa duket ekipi i Trabzonspor po heziton për të paguar. Nëse dëshirojnë kartonin e tij, brenda datës 10 maj duhet të aktivizojnë këtë të drejtë, pra të paguajnë shumë e vendosur në kontratë.

Pikërisht te ky detaj u ndal edhe presidenti i Besiktas, Serdal Adali, me këtë të fundit që shpreson që klubi i Trabzonspor të mos paguajë në mënyrë që sulmuesi shqiptar të rikthehet në Stamboll:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje”, u shpreh presidenti i Beshiktash në një prononcim për mediat në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, Muçi ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke u shndërruar në një lojtar kyç për Trabzonspor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?