Blindohet Madridi, 1400 policë për sigurinë e derbit në Champions

Të mërkurën në orën 20:45 në “Visente Calderon” do të luhen të paktën 90 minuta për të përcaktuar skuadrën  e fundit finaliste të Champions Leagues.

Në derbin e Madridit mes Atleticos dhe Realit akoma nuk është vendosur pasi të besuarit e Diego Simeones synojnë të bëjnë mrekullinë.

Derbi i Madridit në Europë është klasifikuar si një ndeshje e një rrezikshmërie akoma më të lartë pasi të gjithë i frikësohen ndonjë sulmi të mundshëm terrorist, shkruan “Marca”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas asaj që ndodhi disa javë më parë në Dortmund, autoritet spanjolle kanë blinduar kryeqytetin për të siguruar rendin dhe qetësinë e mijëra tifozëve që do të jenë të pranishëm në “Visente Calderon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 1500 agjentë sigurie do të garantojnë mbarëvajtjen e ndeshjes së nesërme brenda dhe jashtë impiantit të Atletikos.

Për të mbështetur skuadrën e tyre në fushën kundërshtare në Europë, do të jenë edhe 2642 tifozë të Realit të Madridit.

Ata do të grumbullohen më parë nga autoritetet në dy pikë të caktuara zyrtarisht për t’u transferuar në stadium më parë sesa tifozët e Atletikos.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?