Bonucci: Italia në grup të rrezikshëm, nuk e di nëse do të përsërisin suksesin e 4 viteve më parë

Italia është duke u përgatitur në detajet e fundit para fillimit të Euro 2024. Të kaltërit janë pjesë e Grupit B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, duke formuar kështu një nga grupet më të forta të këtij Europiani. Ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci thekson se kombëtarja e tij është në një grup ferri.

“Italia është në një grup jashtëzakonisht të fortë dhe të rrezikshëm. Por, nëse brenda organikës gjehet “kimia” e duhur atëherë i kanë të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë. Nuk e di nëse kjo kombëtare mund të përsërisë suksesin e Europianit të kaluar, por jemi të gjithë në mbështetje të trajnerit Spalletti dhe lojtarëve.

Pas zhgënjimit ku nuk mundëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës, tani duhet të jemi të bashkuar me qëllimin e vetëm për të mbështetur pa kushte kombëtaren”, u shpreh Bonucci Italia e nis rrugëtimin e saj në Europian më datë 15 qershor në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?