Botërori/ Shqipëria do të kualifikohet, nëse FIFA përjashton Spanjën

Kur ndërhyn politika në futboll ka masa shumë të ashpra nga FIFA për atë shtet që shkel rregullat. FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga.

FIFA ka fuqi ta pezullojë Spanjën nga garat ndërkombëtare, më pak se një vit para fillimit të Kampionatit botëror në Rusi. Tensionet rreth referendumit për pavarësinë e Katalonisë kanë shkaktuar tensione në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa skuadrën e Barcelonën shkruan Express. Me datë 1 tetor katalanasit do të shkojnë në Referendum për tu shkëputur nga Spanja, pra për shtet të pavarur. Qeveria qendrore ka sekuestruar fletët e votimit dhe po bën arrestime në Barcelonë. Por qeveria lokale e Katalonjës po përgatit prapë fletë të reja votimi. Populli katalanas do vendosë nesër ditën e dielë, datë 1 tetor, nëse do shkëputet nga Spanja. Ndërkohë qeveria qendrore ka dislokuar mijëra trupa ushtarake në Katalonjë.

Por përveç pasojave politike skuadra katalane, Barcelona e famshme, mund të përjashtohet nga kampionati spanjoll në rast të pavarësimit të Katalonias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, “The Sun” shkruan se FIFA mund të vendos nëse Spanja ka shkelur rregullat kundër ndërhyrjes qeveritare në futboll në rast të një përjashtimi të Barcelonës nga La Liga. Prandaj nëse dëshmohet se Spanja largon Barcelonën mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky do të ishte një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018. Gjithnjë nëse Shqipëria ruan vendin e tretë dhe nëse Katalonja shpallet e pavarur të dielën në darkë .

Skuadra kuqezi e Shqipërisë po bëhet gati për duelin e radhës pikërisht me Spanjën më 6 tetor. Tani shanset për të shkuar në Botërorin e futbollit në Moskë janë përveç lojës edhe te fati nga Katalonja….

Referendumi i Katalonjës, tension në Spanjë; separatistët në protesta

Referendumi i Katalonjës, tension në Spanjë; separatistët në protesta

Policia spanjolle bllokoi aksesin në 1300 prej 2315 shkollave të Katalonjës, të cilat do të ktheheshin në qendra votimi për referendumin e shumë-kundërshtuar të pavarësisë.

Autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për të ndalur referendumin e të dielës me efektivët që kanë pushtuar qendrat e telekomunikacionit të qeverisë lokale. Dhjetëra mijëra vetë pritet të votojnë në referendumin e 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës.

Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qendrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.

Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se 163 shkolla janë zënë nga familjarët. Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanes Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin.

“Gjithçka është gati në më shumë se 2 mijë pikat e votimit. Ato janë të pajisura me gjithçka duhet për t’i mundësuar njerëzve të shprehin opinionin e tyre”, u shpreh lideri i katalanasve, Puigdemont.

Gjendja është tepër e tensionuar dhe gjatë natës pati të shtëna në një prej qendrave, ku u shënuan 4 të plagosur lehtë. Një person qëlloi me pushkë në ajër, në hyrjen e një shkolle në kontenë e Osona-s, ku ishte vendosur një qendër votimi. Ndërkaq qindra persona dolën të shtunën në rrugët e Barcelonës, Madridit dhe qyteteve të tjera spanjolle për të manifestuar kundër referendumit.

Katalonja e pavarur? Avantazhe dhe disavantazhe ekonomike për rajonin

Katalonja është një rajon i pasur krahasuar me të tjerët në Spanjë. Nëse Katalonja do të jetë e pavarur, ajo mund të krijojë probleme ekonomike jo vetëm për Spanjën, por edhe për vet rajonin.

Karte Katalonien ENG

Një e pesta e rendimentit ekonomik të të gjithë vendit realizohet në Katalonjë. Shumë koncerne ndërkombëtare janë vendosur përreth Barcelonës. Ka shumë sipërmarrës katalonjas që janë kundër pavarësisë, por jo të gjithë. Joan Canadell ka në pronësi pikën e furnizimit me karburant më të njohur të Katalonjës. Ajo ndodhet në L’Ametlla del Vallès, një orë me makinë larg Barcelonës. Ajo dallohet qysh nga larg prej Esteladas së madh, flamuri katalonjas i pavarësisë, që është stampuar krahas logos së firmës dhe prej pllakatës gjigande me “Si”, që është vendsour mbi çati. Kjo është “Si-ja” për fushatën e referendumit, “Po” në fletën e votimit më 1 tetor. Sipërmarrësi Joan Canadell lufton për pavarësinë e Katalonnjës. Ai sheh vetëm avantazhe ekonomike në të: “Një Katalonjë e pavarur ekonomikisht do të ishte po aq e fortë sa Austria, Danimarka apo Norvegjia. Këto janë vende të vogla me të ardhura relativish të larta për frymë. Produkti ynë bruto në vend është gjithashtu i lartë. Unë jam i sigurtë, se me një qeveri katalonjase, që mbështet industrinë tonë lokale, e po ashtu edhe turizmin katalonjas e tregtinë me jashtë, do të jetojmë shumë më mirë, se sa tani me një qeveri në Madrid, e cila kryesisht mbështet ekonominë atje dhe do të krijojë një “Madrid të madh”.

Joan është një ndër të paktët sipërmarrës, që angazhohen hapur për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Shumë sipërmarrës të tjerë druajnë, se pavarësia mund të sjellë diavantazhe për ekonominë, kryesisht për koncernet ndërkombëtare, që e kanë selinë në Katalonjë dhe për firmat lokale, që bëjnë biznes jashtë vendit. Josep Bou ka një punishte buke në Barcelonë dhe është shef i shoqatës katalonjase të sipërmarrësve. Ai përfytyron këtë skenar:  “Nëse më 2 tetor, ditën pas referendumit, Katalonja shpallet e pavarur, ky rajon do të përjetojë një kolaps ekonomik. Nëse Katalonja shkëputet nga Spanja, ajo do të shkëputet edhe nga Europa e kësisoj do të humbasë një sërë avantazhesh dhe detyrimesh, për një tregti pa ndërlikime me pjesën tjetër të Europës. Kjo vlen edhe për qarkullimin e parasë dhe të personave. Ndaj pavarësia për ne do të ishte një tmerr.”

Do të rivendoseshin barrierat doganore, e kësisoj eksportet dhe importet do të shtrenjtoheshin, e kjo do t’i ulte aftësinë e konkurrencës sipërmarrësve katalonjas në krahasim me partnerët e tyre jashtë vendit. Josep Bou sheh edhe të tjera probleme: “Firmat, që kanë vendosur marrëdhënie tregtie me partnerët në Europë – p.sh. për mirëmbajtjen e makinerive dhe aparaturave – do të hasin në këtë problem: Nëse ndryshojnë kushtet juridike dhe politike në Katalonjë, automatikisht kontratat do të anullohen.”

Qeveria spanjolle mendon, se ekonomia në Katalonjë mund të bjerë me 25 deri në 30 përqind dhe se papunësia do të dyfishohet. Për t’u bërë sërish pjesë e BE-së, Katalonja duhet të nis nga fillimi procesin e antarësimit – ndoshta një rrugë e vështirë e plot pengesa kjo. Sepse Katalonja mund të bëhet anëtare e BE-së, nëse këtë e miratojnë të gjitha shtetet anëtare. E në radhë të parë do të jetë Spanja ajo që do të vendosë veton kundër.

Por përkrahësit e pavarësisë, si pronari i pikës së karburantit Joan, janë të bindur, se pas një ndarjeje BE-ja mund ta pranojë pa probleme Katalonjën për shkak të forcës ekonomike të saj. E që kjo mundësi të jetë e madhe Joan ndërmerr gjithçka që është brenda forcave të tij për t’ia arritur qëllimit: “Ne taksat tona i transferojmë në Barcelonë dhe jo në Madrid. Kjo nuk është ilegale. Nuk është rruga klasike, por nuk është një rrugë e ndaluar. Përveç kësaj ne një pjesë të të ardhurave tona i shpenzojmë në projekte, që çojnë përpara pavarësinë.”

Tre vitet e fundit kanë qenë gjithsesi rreth 70.000 Euro. Joan p.sh. ka dhënë donacion para për një film dokumentar për pavarësinë, po ashtu ai ka mbështetur një kryetar bashkie katalonjas, i cili duhej të paguante një gjobë, sepse në bashkinë e tij nuk ishte vendosur flamuri spanjoll, por Estelada. Një problem, që do t’i përkasë së shkuarës, në rast se Katalonja vërtetë do të bëhet një republikë e pavarur shkruan DW.

Jo vetëm Katalonja: Kërkesat për pavarësi në Europë

Përkundër vullnetit të Madridit qeveria rajonale e Katalonjës do të mbajë një referendum për pavarësinë. Por nuk është vetëm Katalonja, në Europë ka edhe rajone të tjera që dëshirojnë pavarësimin nga qeveritë qendrore.

Karte Separatistsische Regionen in Europa englisch

Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të kundërt duket se shtetet e vjetra nacionale janë të konsoliduar prej kohësh. Por në këto themele gëlon dëshira për pavarësi e rajoneve në një sërë vendesh europiane, madje në disa prej tyre ka edhe përpjekje militante. Shanset për realizimin e një kërkese të tillë janë të ndryshme në vende të ndryshme.

Katalonja

Askund tjetër në Europë nuk është kaq e fortë tendenca për pavarësinë sa në Katalonjë. Ndërsa në kohën e diktaturës së Frankos shtypje ndjenja katalonjase, rajoni tashmë ka arritur një masë të gjerë autonomie politike dhe kulturore – ndër të tjera edhe duke pasur parlamentin evet rajonal. Por kjo nuk u mjafton shumciës së 7,5 milionë katalonjasve. Ata duan një shtet më vete, kryesisht për arsye ekonomike. Ata thonë, se Katalonja është rajoni më i pasur prej nga thith shteti spanjoll në tërësi. Rreth 20 përqind e produktit bruto spanjoll në vend realizohet në rajonin lindor përreth Barcelonës. Më 1 tetor qeveria rajonale ka shpallur referendumin për pavarësinë. Qeveria konservatore në Madrid e Mariano Rajoyt e refuzon referendumin dhe e konsideron atë antikushtetues e po pqërpiqet juridikisht e madje edhe me forcën e policisë që ta bllokojë atë duke sekusetruar fletët e votimit.

Rajoni i baskëve

Shumë katalonjas orientohen nga rajoni i baskëve. Në të gjithë Spanjën qeveria qendrore në Madrid mbledh taksat dhe i shpërndan ato në rajone të veçanta – por jo në rajonin e baskëve dhe në provincën që i përket atij Navarra me kryeqytet Pamplonan. Rajoni i baskëve i administron në mënyrë të mëvetsishme taksat dhe i paguan një shumë minimale Madridit. Rajoni i baskëve është ekonomikisht më i dobët se Katalonja. Ndonëse edhe nacionalizmi bask dhe gjuha baske janë shtypur nënd iktaturën e Frankos, një pakicë e vogël e nacionalistëve të sotëm baskë është militante. Organizata baske në ilegalitet, ETA, në rreth 50 vjet ka vrarë mbi 800 vetë, për trë arritur qëllimin e vet shkëputjen nga Madridi. Më 2011 ETA hoqi dorë nga dhuna. Por as sulmet dhe as bisedimet politike nuk e kanë mundësuar një referendum, pa folur më për pavarësinë. Një referendum në nëntor 2014 u kthye në një votë simbolike. Vetëm qeveria qendrore në spanjolle mund të mbajë një referendum të tillë, sipaskushtetutës spanjolle, por qeveria në Madrid e refuzon atë po ashtu si edhe referendumin në Katalonjë.

Skocia

Qysh prej 300 vjetësh ekziston unioni mes Skocisë dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Por skocezët ka kohë që kërkojnë një autonomi më të zgjeruar. Një parlametn më vete ata e kanë. Por partia nacionale skoceze kërkon mëvetësinë. Më 2014 Londra lejoi referendumin për pavarësinë. Ndonëse shumica e skocezëve votuan kundër ndarjes, më 2016 fryma e pavarësisë u ringjall për shkak të referendumit ndaj BE-së në Britaninë e Madhe dhe procesin e daljes së saj nga BE-ja. Pas vendimit të britanikëve për daljen nga BE-ja kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon u orientua nga nacionalistët: përderisa zgjedhësit në Skoci kanë votuar me shumicë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE, është e papranueshme, që Skocia automatikishttë dalë bashkë me Britaninë e Madhe nga BE-ja. Kur të bëhen të njohura më shumë detaje për brexit, në vjeshtën e vitit 2018 ajo do të mbajë një rëeferendum për pavarësinë ngjashëms i në vitin 2014.

Flandra

Në zgjedhjete fundit parlamentare në Belgjikë më 2014 Aleanca e re flamande nën unter Bart De Wever doli forca më e madhe politike në Flandër. De Wever është i bindur, që shteti i tërë belg gjithsesi do të “shpërbëhet” dhe se Flandra pa Valoninë do të jetë më mirë ekonomkisht. Një Flandër të pavarur ai synon ta arrijë ëprmes bisedimeve. Separatizmi flamand është një rast i veçantë: Belgjika gjithsesi përbëhet nga flamandët që flasin holandisht dhe valonët që flasin frëngjisht duke përfshirë këtu edhe komunitetin gjermanofon dhe Brukselin që ka dy gjuhë zyrtare. Ndëse Flandra shkëputet, Belgjika do të humbiste më shumë se gyjsmën e popullsisë si dhe forcën ekonomike. Nga Belgjika do të mbejet shumë pak. Pika më e nxehtë e debatit është në këtë rast statusi i Brukselit, që është edhe selia e BE-së dhe e NATO-s. Se çfarë do të ndodhte me Valoninë, është edhe kjo e paqartë. Madje ideja e atashimit Francës, Luksemburgut apo madje Gjermanisë ka qarkulluar përkohësisht. Sidoqoftë debati tashmë është i tejkaluar e deri më sot belgët jkanë afruare dhe më shumë ndër vete.

“Padania”

Lëvizja separatiste në Veri të Italisë është e motivuar thjeshtë nga ekonomia. Veriu me rajonet e Lombardisë, Aostës, Piemontit, Ligurias, Venetos dhe Emilia-Romagnas realizojnë me ndërmarrjet e tyre industriale dhe bankat pjesën më të madhe të produktit social italian. Shumë italiano-veriorë besojnë, se Italia e Mesme dhe ajo e Jugut konsumojnë paranë e fituar me mund në Veri të vendit. Partia Lega Nord në vitet 1990 donte shkëputjen e plotë të veriut “Padanias”, që rrjedh prej emërtimit italian  “pianura padana” për luginën e Posë. Sot Lega Nord është bërë më e moderuar. Tani ajo synon vetëm, që veriu ta mbajë për vete pjesën më të madhe të parave të xhiruara dhe t’i administrojë vet ato, në vend që ato t’i kalojnë Romës.

Tiroli i Jugut

Në Tirolin e Jugut bashkohen faktorë ekonomikë, historikë dhe kulturorë. Tiroli i Jugut deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Perandorisë Austrio-Hungareze, më pas ai iu caktua Italisë. Pas fazës së italianizimit në kohën e Musolinit Tiroli i Jugut pas Luftës së Dytë Botërore fitoi më shumë autonomi politike dhe gjuhësore. Madje në pjesën më të madhe të ardhurat shtetërore ky rajon lejohet t’i mbajë vet. Tirolezët jugorë dukeshin për një kohë të gajtë të kënaqur. Por kriza e burxheve shetëtërore i  rindëzi përkohësisht ndejnjat e separatizmit. Italia është pas Greqisë vendi me më shumë borxhe në Eurozonë, e ekonomia nuk po rimëkëmbët. Shumë tirolezo-jugorë, të cilët janë mirë ekonomikisht, nuk duan të kenë të bëjnë me problemet e Italisë dhe prandaj kërkojnë “shkëputjen nga Roma”.

Korsika

Shteti francez prej kohësh është përpjekur, që ta spostojë nga jeta publiek dhe në shkolla gjuhën krosikane në ishull. përpjekjet për autonomi janë luftuar. Grupet militante, kryesisht ai FLNC, për shumë vite janë përpjekur të shkëputen me dhunë nga Franca, duke kryer sulme kundër përfaqësuesve apos imboleve të shtetit të Francës apo edhe shtëpive të pushimit në kontinent. Më 2014 FLNC dekalroi se do të heqë dorë nga lufta në ilegalitet. Por potenciali i konfliktit mbetet: propozimet e rezervuara për autonomi të qeverisë socialiste franceze nën Lionel Jospin në vitin 2000 e nxorrën opozitën konservatore në barrikada. Ajo besonte, se edhe rajone të tjera si Bretanja apo Alzasa mund të kërkonin pavarësinë. Tradicionalisht në Paris merren fare pak parasysh gjuhët rajonale, sepse tek to shihet të rrezikohet uniteti i vendit.

Bavaria

Fare pak bavarezë mendojnë soriozisht për krijimin e një shteti më vete. Por sidoqoftë Bavaria gëzon zyrtarisht qysh sot termin “shteti ilirë”. E me këtë Bavaria ka mundur të mbijetojë mirë. Ky është landi me sipërfaqen më të madhe ndër landet federale të Gjermanisë, me 13 milionë banorë ky rajon ka më shumë banorë se Suedia apo Portugalia dhe po ashtu ka rendimentin më të lartë ekonomik ndër landet federale. Nëse erkziston dëshira për më shumë mëvetësi të bavarezëve, atëherë kjo rrjedh kryesisht prej kompensimit financiar mes landeve, sistem ky përmes të cilit harmonizohen pjesërisht dallimet në mirëqenie mes landeve të pasura dhe të varfëra. Bavaria do të preferonte të paguante më pak në arkën e përbashkët. Por edhe këtu ka separatistë të mirfilltë. Politikani kristiansocial Wilfried Scharnagel në librin e botuar më 2012 bën thirrje, se “Bavaria mund t’ia dalë edhe vetëm” duke kërkuar kështu shkëputjen nga njësia e shtetit gjerman. Por deri më tani nuk ështëkrijuar ndonjë levizje më e madhe se kaq.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?