Brazilit s’i mjafton magjia e Coutinhos, ndalet nga Zvicra e 4 shqiptarëve (VIDEO)

Pas Argjentinës dhe Gjermanisë, është Brazili që dhuron surprizën e radhës në Kupën e Botës në Rusi. Skuadra e Tites nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Zvicrës.

“Selecao” e nisi mjaft mirë duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 19-të, me Coutinhon që shënon një gol shumë të bukur pas një gjuajtje në hyrje të zonës, e cila përfundoi në cepin e portës së Sommer. Brazilanët janë dominues në 45 minutat e para, por nuk arrijnë që të shënojnë një tjetër gol. Zvicra ndërkohë e nis mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 50-të, Shaqiri kroson nga goditja e këndit, teksa Zuber i shmanget mjaft mirë mbulimit të Mirandës dhe e dërgon topin në rrjetë. Brazili hidhet në sulm, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira pasi helvet mbyllen mjaft mirë. Sommer ishte më i miri në fushë në sfidën e sotme, pasi portieri i Zvcrës shpëtoi disa herë ekipin e tij nga disa gola të sigurt. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?