FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: Ndaj Tiranës jam i bindur për fitore, po ndërtojmë Vllazninë që presin të gjithë!

Vllaznia synon rikthimin te fitorja nesër në “Loro Boriçi”, teksa e pret një sfidë e vështirë kundër Tiranës. Trajneri Thomas Brdaric ka folur në konferencën për shtyp duke u shprehur i bindur se do të dalin me 3 pikë.

“Po e presim mirë ndeshjen e nesërme, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, por edhe faktin që tifozët shkodranë mezi po e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës dhe te lojtarët e mi.

E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur prej nesh. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme. Kam parë ekipin gjatë javës dhe jam i bindur për fitore. Kam një staf të mrekullueshëm, teksa lojtarët ndodhen në formë shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër duhet të bëjmë më të mirën tonë, me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu. Po ndërtojmë atë Vllazni që presin të gjithë”, deklaroi Brdaric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?